E diela do të jetë dita pa makina në kryeqytet. Kështu ditën e sotme do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 90:00 deri në 15:00 në disa segmente të caktuara.
Vendimi u mor nga Bashkia e Tiranës pas prezantimit të planit të qeverië në kuadër të planit të kursimit të karburantit në kohë krize.
Qeveria ka vendosur që e diela e parë e çdo muaji të jetë dita pa makina në të gjithë vendin.
Si do të bëhet devijimi i automjeteve sot
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të Ditës pa Makina, në datë 17 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të jetë në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”.
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
– Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën I të kësaj urdhërese.
– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët “Ibrahim Rugova”, Blv. “Zhan D’Ark”, Blv. “Bajram Curri” dhe “George.Ë.Bush”. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas./GSh