Zyrtarët në Mariupol refuzojnë “ofertën e Rusisë” për t’u dorëzuar

Forcat ukrainase do të vazhdojnë të mbrojnë qytetin e Mariupolit pavarësisht një ultimatumi nga Rusia, kanë thënë zyrtarët e Mariupol.

KëshilltarI i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushchenko i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes që ushtarët ukrainas që ende rezistojnë në një pjesë të qytetit duhet të dorëzohen, duke thënë se forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë.

“Në mbrëmjen (të shtunën), pushtuesit njoftuan se do të siguronin “një korridor dorëzimi” për trupat e mbetura. Por që nga sot, mbrojtësit tanë vazhdojnë ta mbajnë mbrojtjen”, ka thënë ai.

Mariupol, një port strategjik në Detin Azov, ndodhet në qendër të përpjekjeve të Rusisë për të lidhur forcat e saj në lindje dhe jug të Ukrainës.

Andriushchenko shtoi gjithashtu se rezistenca ndaj rusëve vazhdoi përtej punimeve të çelikut Azovstal, një objekt gjigant që ka qenë një bastion për forcat ukrainase që luftojnë në Mariupol.

“Pavarësisht dëshirës së pushtuesve për të treguar se vendi i armiqësive është i kufizuar në fabrikën e çelikut Azovstal, kjo nuk përputhet me realitetin. Mbrëmë pati përleshje në rrugën Taganrog që ndodhet pesë kilometra larg Azovstal”, shtoi ai.

Ai tha se “gjatë luftimeve pushtuesit kanë granatuar sërish me artileri të rëndë banesa private. Vazhduan edhe granatimet e zonës së portit”./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme