Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar të rënët e Paklekut dhe Çikatovës.
Ai ka thënë se në këto vende ende janë të njoma plagët nga gjenocidi serb.
Në mesin e të masakruarve ishin edhe foshnja nga gjashtë muaj deri në dy vjeç për këtë gjë Kurti ka thënë se për shtetin serb që po zbatonte planin e gjenocidit ndaj shqiptarëve nuk kishte rëndësi mosha.
“Pasi i vranë, trupat e viktimave të Masakrës së Paklekut i dogjën bashkë me shtëpitë. Disa i dogjën dy herë e disa i hodhën në puse. Ndërsa trupat e viktimave të Masakrës së Çikatovës i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Ishin përpjekje të forcave të armatosura serbe për të zhdukur gjurmët e krimit të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai më tej ka thënë se këto krime nuk mund të zhduken e as të harrohen dhe se mbeten dëshmi radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra.