Një shpërthim i madh tronditi Stambollin mëngjesin e sotëm, në lagjen Beyoglou. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30. Sipas Haberturk, shpërthimi ndodhi në kabllot nëntokësore.
Ngjarja ka shkaktuar panik, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që banorët të largohen. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në evakuimin e të moshuarve që banonin në pallatin më të afërt. Sipas mediave turke, katër persona janë evakuuar.
Deri më tani nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nëse ka të vdekur, por raportet flasin për të paktën dhjetëra civilë të plagosur. g.v/abcnews.al