Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shkatërruar një laborator në të cilin kultivoheshin substanca narkotike në Komunën e Zveçanit.
“Deri tash, nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis, janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës”.
“Vazhdojmë me intensitet të shtuar dhe pakompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë, që përmes veprimtarive ilegale cenojnë jetën e qytetarëve tanë”,ka thënë Sveçla.