LEXO EDHE:
“Historia është një interpretim, jo vetëm një ritregim i ngjarjeve nga e kaluara”, tha historiani Petar Todorov në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat. Duke folur për burimet e të dhënave për interpretimin e së kaluarës, Todorov thotë se të gjitha të dhënat e shkruara duhet të konsiderohen me dozë kritike, për faktin se janë shkruar nga disa persona.
“Shpesh burimet që i kemi janë shkruar nga dikush, dhe prandaj ai burim duhet të merret në vëzhgim kritik, jo të merret si i mirëqenë. “Këto janë interpretime të ndryshme, prezantime të ndryshme të së kaluarës”, tha Todorov. /Alsat.mk