LEXO EDHE:
E dënojmë Vanço Mihajllovin dhe harrojmë atë që bëmë para disa vitesh, ka thënë historiani Petar Todorov në emisionin “200” në Alsat. I pyetur për të komentuar figurën e dyllit të Vanço Mihajlovit në muzeun e historisë në Shkup, Todorov tha:
“Nuk e di pse bëjmë sikur jemi të mahnitur kur nuk kanë kaluar as dhjetë vite kur Vanço Mihajllovi u rehabilitua me plotë kuptimin e fjalës. Këtë mund ta shihni edhe në dokumentarë. Flitet nga aspekti ku ai përfshihet në Panteonin nacional të maqedonasve që luftuan për Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Tani ne befas emocionohemi dhe fillojmë ta dënojmë dhe harrojmë atë që bëmë disa vite më parë”, tha Todorov. /Alsat.mk