Zjarri shkrumbon katin e parë të një objekti në Lezhë, digjet zyra e noterit Vasil Martini

Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës. Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini.


Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, që të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë. Në zyrat e noterise janë djegur dhe dokumente me vlerë, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri që ra rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme