Ushtarët që bënë shqiponjën, ja nga sa vite burg rrezikojnë

Shtatë ushtarët grekë me origjinë shqiptare të cilët bënë shqiponjën brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, rezikojnë dënimin me burg.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.

“Ekziston një plan më i gjerë i ringjalljes së nacionalizmit shqiptar”, që sipas ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamneos, u shpreh së fundmi edhe me deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.

Ai e ka cilësuar foton e rekrutëve të rinj si akte antigreke dhe nacionaliste dhe ka theksuar se, “kush nuk ndihet grek, le të kthehet në atdheun e tij”.

Ushtarëve u janë konfiskuar celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

7 ushtarët mund të rrezikojnë deri në 5 vite burg nën akuzën e propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme