Vjedhje dhe zaptim me forcë të pronës/ Policia bën ‘namin’ me arrestime në Elbasan

Disa persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit, për vepra të ndryshme penale.


Gazeta Shqiptare mësoi se në pranga ra shtetasi Renato Terziu, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në dyqanin e shtetases L. T., ka vjedhur një aparat celular.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin R. T., 40 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në dyqanin e shtetases L. T., ka vjedhur një aparat celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-J. M., banues në fshatin Dushk, Belsh, pasi ka goditur me mjete të forta në këmbë, për motive të dobëta, shtetasen D. M;

-P. B., 51 vjeç, banues në fshatin Vidhan, Gramsh, pasi me vetëgjyqësi, i ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit P. L.;

-R. D., 67 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme