Teksa kishte dalë në konferencë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në lidhje me procedurat që po ndiqen për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është duke zhvilluar diskutime me shtetet më të zhvilluara, përfshirë vendet e BE, SHBA-në, Izraelin dhe Britaninë e Madhe.
Ahmetaj u shpreh se:
Këshillimi Kombëtar është një risi, pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shembullore. Qytetarët kanë marrë vendime të rëndësishme së bashku me qeverinë, ka elementë socialë të rëndësishëm, që do të referohen dhe nga ministrja e shëndetësisë, apo ajo e financave.
Sa i takon kanabisit mjekësor, ne jemi duke u konsultuar me shtetet më të zhvilluara, BE, SHBA, Izraeli dhe Britania e Madhe.
Kjo ndodh rëndom në disa vende të BE, dhe shumë shpejtë do të kemi gati draftin për lejimin e kanabisit mjekësor.
“Këshillimi Kombëtar është një risi. Përmes këshillimit kombëtar kemi shtuar një instrument të rëndësishëm publik. Pas rezultateve të këshillimit kombëtar, pjesëmarrja ka qenë shembullore, qytetarët kanë marrë vendime bashkë me qeverinë për çështje të rëndësishme. Ka elementë të rëndësishëm socialë për mbështetjen për nënat me më shumë se tre fëmijë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal. Ajo iniciativë ka ecur shumë mirë.
Brenda disa muajsh për shkak të dialogut me sipërmarrjen është rritur paga mesatare në sektorin privat me 91 mijë lekë të vjetra në muaj. Ka edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të OECD-së për mënyrë si funksionon kjo strategji në vendet e Europës. Ne këtë konsultim do ta maturojmë shumë shpejtë edhe draft ligjin dhe do të vazhdojmë procesin”, u shpreh Ahmetaj.