LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Saravë të Lushnjës. Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me arme ende në rrethana të paqarta. Sipas raportimit në Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në afërsi të stacionit të trenit ndërsa mësohet se i plagosuri, Kujtim Mema është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit
“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit”, njofton policia./GSh