Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e së mërkurës në brendësi të një bunkeri, në zonën e Institutit Bujqësor.
Burimet zyrtarë bëjnë me dije se qytetari në fjalë ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa një ditë më parë, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga ana e saj, policia ka shkuar në vendin e zbulimit të trupit të pajetë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.