Përmbaruesi, Gordon Stankoviq, në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike” në Alsat, tha se fakti që jepen shuma shumë të vogla për përmbarim nuk vjen nga përmbaruesit, por nga kompanitë. Sipas tij, përmbaruesi nuk ka bazë ligjore të refuzojë përmbarimin edhe për shuma prej vetëm disa denarë, shkruan Alsat.
“Përmbaruesit, më besoni, nuk janë të kënaqur kur marrin një lëndë për arkëtim prej 100, 200 apo 500 denarë. Nuk na pëlqejnë as ato raste, por ligji na detyron të veprojmë edhe për raste të tilla. Në fakt nuk është problemi te përmbaruesit. Është më mirë të pyesni kreditorët, pse nisin përmbarim për 100 apo 500 apo 20 denarë”, tha Stankoviq./Alsat.mk