Kaleska-Vançeva: Qasje e kujdesshme ndaj Ligjit për marrëdhëniet e obligacionit

LEXO EDHE:

Ligji për marrëdhëniet e obligacionit është shumë specifik dhe çdo ndërhyrje në të duhet të shqyrtohet me kujdes, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetarja e Komisionit juridik- ligjvënës, Snezhana Kaleska-Vançeva. Rishikohet pjesa e ligjit që i referohet lartësisë së normës ndëshkimore të interesit dhe vjetërsisë së lëndëve përmbaruese, shkruan Alsat.

“Këto çështje janë shumë serioze dhe kërkojnë analizë më të plotë. Duhet të kuptojmë se pagesa e detyruar vjen pasi procedura ka përfunduar tashmë me dokument të plotfuqishëm dhe të detyrueshëm. Ne nuk duhet të lejojmë që siguria juridike të rrezikohet dhe nga ana tjetër, nuk duhet të lejojmë ekzistencën e të ashtuquajturës robëri borxhi. Dhe të sigurojmë ekuilibër të tillë”, deklaroi Snezhana -Kaleska Vançeva, kryetare e Komisionit juridik- ligjvënës./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme