Ish drejtori i policisë së Vlorës rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshim të vendimit

Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata e Posaçme e Apelimit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranon rekursin e paraqitur nga ana e ish efektivit të lartë të policisë së V lorës, Jaeld Çela.

Njoftimi për mediat

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Kush është Jaeld Çela

Ish efektivi i lartë i policisë u hetua nga prokuroria për trafik droge dhe favorizim të grupit kriminal të vëllezërve Habilaj, gjatë viteve 2015-2016, kur ai drejtonte Policinë Vlorë, së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjykata për Krimet e Rënda e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.

Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Operacioni u dekonspirua, ndërsa 3 drejtuesit e policisë arritën të shpëtonin. /GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme