Kosova e 95-ta në botë për korrupsion

Sipas Transparency International, Kosova radhitet e 95-ta për korrupsion

Instituti Demokratik i Kosovës në konferencë për media ka bërë të ditur raportin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016” i përgatitur nga Transparency International.

Artan Canhasi, nga KDI, ka thënë se Kosova këtë vit ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.
“Këtë vit Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës”, ka thënë ai.

Sipas Canhasit edhe pse në pozicion të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendet e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia.

Po ashtu, ai shtuar se shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit. Problem sipas tij mbetet edhe mungesa e transparencës për financim të subjekteve politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme