Gazeta e Kremlinit: Kemi humbur 20 mijë ushtarë, 116 u vranë te Moskva

BILD

Ky mesazh i fshi brenda një kohe të shkurtër.

Gazeta e afërt me Kremlinit, Readovka ka publikuar diçka që nuk duhej të dilte para publikut rus: numrat e të vdekurve në luftën e përgjakshme të Putinit në Ukrainë.

Të dhënat u publikuan në rrjetin VKontakte të gazetës të enjten në mbrëmje dhe u fshinë pak më vonë. Gazeta tha të premten se ishte një sulm hakerash nga Ukraina. Por interneti nuk harron: mesazhi mund të gjendet akoma në versionin e arkivuar.

-13.414 ushtarë të vrarë, thuajse 7 mijë të zhdukur, shkruan Readovka. E thënë qartë: Putini ka humbur më shumë se 20 mijë ushtarë në betejë.

-Dhe: 116 ushtarë rusë kanë vdekur në anijen e fundosur Moskva- 100 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Ende nuk dihet nëse është një sulm hakerash apo një publikim i padëshiruar.

Interesant është fakti se burimi i raportit ishte një raportim i mbyllur i ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Sipas raportimit, Ministria e Mbrojtjes thotë se përllogaritja e saktë e vdekjeve në luftë është e vështirë për shkak të situatës.

Po ashtu është e rëndësishme se Rusia pretendon se anija flamurmbajtëse nuk u godit dhe fundos nga raketat ukrainase Neptun. Sipas tyre, një zjarr shpërtheu në bord dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit u larguan në kohë.

Deri më tani, Kremlini i ka fshehur të dhënat zyrtare për vdekjet, herën e fundit tha një muaj më parë se janë vrarë 1351 ushtarë dhe janë plagosur 3825. Sipas stafit të përgjithshëm ukrainas, 21 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur në Ukrainë deri më tani.

Në fund të marsit, gazeta e Kremlinit, Komsomolskaya Pravda publikoi një numër më të madhe vdekjesh, 9861, por këto shifra u fshinë më vonë. Gazeta po ashtu pretendoi se ishte një sulm hakerash.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme