Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se vitet me pandeminë, por edhe kriza ekonomike botërore bënë që të ndahen gati dy miliardë euro për masa anti-krizë në vend që për zhvillim të ekonomisë, dhe shprehu pritshmërinë që paketa ku u përfshi edhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike të jetë i fundit i llojit të tillë.
“Gjatë këtyre dy viteve krizë, ata kërkuan rreth 1.7 miliardë euro nga paratë tona, që të mos shpenzohen për qëllime zhvillimi, por të përdoren për të përballuar krizën. Shpresoj që kjo të jetë pakoja e fundit që e miratojmë”, tha Bytyçi./ Alsat.mk