Më shumë se 30 tërmete me intensitet më të ulët janë regjistruar në Bosnjë – Hercegovinë gjatë natës, sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik, të transmetuara nga Kliks.ba.
Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare.
Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim.
Tërmetet e tjera të fuqishme ishin sot në mëngjes në orën 4:20, që ishte 4.4 shkallë sipas Rihterit. Në orën 02:59 ishte 4.3 gradë, në 2:02 ishte 2.6 gradë dhe në 1:55 ishte 2.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishte afër Stolacit.
Një 27-vjeçare ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra në tërmetin që goditi Bosnjë-Hercegovinën të premten mbrëma, konfirmoi spitali “Doktor Safet Mujic” në Mostar.
Vajza ka ndërruar jetë pasi një gur ka rënë në një shtëpi në Stolac. Prindërit e vajzës kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Elmira jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e familjes në lagjen Kukavac, të cilët kanë mbetur të lënduar lehtë, shkruan portali sarajevos Klix.ba. Ambulanca e transportoi Elmirin në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta rikthejnë në jetë, por pa sukses, pasi që lëndimet që ajo mori ishin fatale.
Tërmeti, për të cilin është raportuar pak pas orës 23:00, është ndier në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.