Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të automjeteve.

Testimi i qarkores njëkahëshe do të zgjasë vetëm dy ditë, si fazë testuese për të larguar ‘mbingarkesën’ në kryeqytet, por kjo sot ka shkaktuar kolona në kryeqytet.

Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

 Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot dhe të dielën do të testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Në njoftim thuhet se kjo unazë do të funksionojnë gjatë kësaj fundjave krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-Mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve. /Elfije Boletini, Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme