Tërmeti i fuqishëm në Bosnjë sjell pasoja edhe në Shqipëri/ Dëmtime banesash në Tropojë (FOTO)

Emergjencat Civile njoftojnë se si pasojë e tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e djeshme në Bosnje – Hercegovinë, ka pasur dëmtime banesash në Bashkinë Tropojë.


Sipas njoftimit të Përgjegjësit të Emergjencave në këtë bashki, si rezultat i lëkundjeve të tërmetit të rënë me datë 22.04.2022 është dëmtuar banesa e Shpresa Sokolaj nga fshati Dragobi  Njësia Administrative Margegaj.

Kujtojmë se, një tërmet i fuqishëm ka shkundur mbrëmjen e sotme gjithë Ballkanin. Lëkundjet janë ndjerë në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri.

Tërmeti ka qenë i fuqishëm 5.7 ballë, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë dukej sikur objektet gati po binin mbi ta.

Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme