Prodhonte dhe tregtonte detergjentë në mënyrë të kundërligjshme, në pranga shkodrani (VIDEO)

Policia e Shkodrës njofton se ka proceduar penalisht pronarin e një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme.


Sipas bluve të Shkodrës, si rezultat i operacionit policor të koduar “Acidet”, u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Acidet”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të masave kundër informalitetit, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e produkteve industriale që hidhen ne treg, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”. Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme