Kryesia dhe anëtarësia e ngushtë e BDI-së është shprehur kundër bashkëpunimit me VMRO-në për krijimin e qeverisë së ardhshme.
Sic mëson agjencia e lajmeve INA, ky rezultatë ka dalë nga një anketë interne të cilën e ka realizuar partia e Ahmetit me anëtarët e ngushtë dhe e njëjta pastaj është diskutuar në Kryesinë Qendrore.
Pavarësisht këtyre rezultateve, lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka vendosur që të respektoj parimin e fituesit dhe të vazhdoj bisedimet me Nikolla Gruevskin.
Pjesëtar të kësaj partie gjithashtu kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kushtet e pararapa në plaformën e përbashkët do të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.