Para evropiane për vrimën e buxhetit

 

 

Qeveria ka vendosur të mbulojë disa nga vrimat në arkën e shtetit, me para nga fondet evropiane.

Nga Ministria e Financave thanë për Alsat, se janë duke përgatitur dokumentacionin për kërkesë formale drejtuar Bashkimit Evropian, për ndihmë financiare dhe trajtimin e pasojave të krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë.

Autoritetet besojnë se kjo do të mbrojë deri diku standardin e qytetarëve dhe likuiditetin e kompanive. Ministria përkatëse nuk bën me dije se sa para kanë kërkuar nga Evropa.

“Ministria e financave është duke punuar në paraqitjen e një kërkese formale për përdorimin e mbështetjes makrofinanciare të BE-së për  Maqedoninë e Veriut. Mbështetja makrofinanciare nga BE-ja është instrument që Maqedonia e Veriut e ka përdorur tashmë në vitin 2020 në kushtet e krizës së COVID-19 ndërsa mjetet janë dedikuar për mbështetje buxhetore”, thonë nga Ministria e Financave.

Bëhet fjalë për instrument të Bashkimit Evropian përmes të cilit shpërndahen grante për vendet që nuk janë pjesë e Unionit, por janë kandidate ose negociojnë anëtarësimin në familjen evropiane ose janë vende që kufizohen me një nga anëtarët e Bashkimit Evropian.

“Maqedonia ka marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian edhe në dy vitet e kaluara. Në dy këste të njëpasnjëshme prej 80 milionë eurosh në 2020 dhe 2021, vendi mori 160 milionë euro për të përballuar kovid krizën”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.

Ministria e Financave thotë se në “luftën” me krizën në rritje në Evropë do të përgjigjet me një grup prej 26 masash me vlerë 400 milionë euro. Autoritetet kanë paralajmëruar tashmë një rishikim të buxhetit që duhet të ndryshojë në mënyrë drastike planin e shpenzimit të parave publike dhe gjithnjë e më e sigurt po bëhet edhe huamarrja e re prej mbi 600 milionë eurosh përmes lëshimit të eurobondit. Qeveria do të marrë hua të reja nga institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme