Shqipëri, besimtarët ortodoks urojnë festën e Pashkëve

Besimtarët ortodoks në Shqipëri sot përqafuan njëri tjetrin duke uruar festën e Pashkëve. Në kryeqytet qindra besimtarë u mblodhën në Katedralen “ Ringjallja e Krishtit” ku ndoqën meshën kryesorë të pashkëve. Për dallim nga dy vitet e fundit kur shmangeshin grumbullimet për shkak të pandemisë, kwtw festw qytetarët mundën të jenë të pranishëm fizikisht në meshë. Në meshën kryesore në Tiranw qytetarëve iu bashkëngjit edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri Juri Kim si dhe diplomatë dhe politikanë të besimit ortodoks. Ngjallja e Krishtit për besimtarët ortodoks simbolizon fitimin e jetës mbi vdekjen dhe shihet si një pastrim nga mëkatet dhe rilindje e shpresës.

“Gëzuar të gjithë besimtarëve kudo që janë, sidomos shqiptarëve të besimit ortodoks. Ringjallja e Krishtit është një shpresë. Shpresojmë për ditë më të mira”, Besimtare

“Jam shumë e lumtur vërtet që u ktheva përsëri në kishë, pasi kjo mungesë më bëri të ndjehesha shumë keq, e ndiqnim nga ekrani. Ishte atmosferë e bukur bashkë me familjen, po është mirë që kthehemi përsëri”, Besimtare

“Faleminderit Zotit që jemi gjallë, kemi familjen mirë, ky është falënderimi më i madh. Urojmë të ketë paqe gjithmonë”, Besimtare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme