Zjarri përfshin biznesin në ish-Bllok, si paraqitet situata!

Një biznes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë zjarri ka rënë në ambientet e katit të dytë, ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Policia nuk jep të dhëna të mëtejshme mbi profilin e biznesit, dhe as nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme