Oficerët e policisë hapën zjarr të dielën në Paris kundër një automjeti, drejtuesi i të cilit tentoi ti shtyp ata, duke vrarë dy nga pasagjerët dhe duke plagosur një të tretë, tha agjencia franceze, mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit francez. Sipas të dhënave të para të hetimit, të cilat burimi i dha Agjencisë Franceze, mjeti ka qenë duke lëvizur në drejtim të rrugës ku ndodhej kur policia ka tentuar ta ndalojë për kontroll. Më pas ai lëvizi për të rënë mbi ta, duke i detyruar të përdorin armët e shërbimit, sipas të njëjtit burim.
Forcat e policisë qëndruan në vendngjarje natën vonë, ndërkohë viktima ishte mbuluar me një çarçaf të bardhë.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në Pont-Nef, në qendër të Parisit, natën e rizgjedhjes së Emmanuel Macron në postin e presidentit të Francës. Disa orë para incidentit, rreth 2,000 mbështetës të Macron festuan fitoren e tij në Sam de Mars, rreth 2 km nga vendi ku ndodhi.
Një turist egjiptian, i cili tha se quhej Samak, tha se ishte në ballkonin e hotelit Cheval Blanc, me pamje nga Seine, mbi dyqanin Samaritaine, kur ndodhi incidenti. “Kam dëgjuar plumba. Kur pashë atje, pashë një burrë që vraponte dhjetë deri në pesëmbëdhjetë metra. Pastaj u shemb në tokë. Me sa duket nuk ka qenë shofer, ka qenë pasagjer”.
Maxim Genton, një student 24-vjeçar, po dilte nga restoranti me një shok të tij, kur dëgjoi të shtëna armësh. “Dolëm për një shëtitje të shkurtër. Më pas dëgjuam të shtëna. Menduam se ishin fishekzjarre. Në fakt ishte diçka shumë më e rëndë se kaq”, tha ai.
Prokurori i Parisit, Lor Beko, ka mbërritur në vendngjarje rreth orës 01:30 (ora lokale; 02:30 me orën greke), mësoi një gazetar i Agjencisë Franceze.
Departamenti i Punëve të Brendshme të Policisë ka nisur një hetim – siç është rasti kur punonjësit e policisë përdorin armët e shërbimit./GSh