Një pako e vogël, e dyshimtë është gjetur pasditën e së hënës në mes të rrugës në zonën e “Plazhit të Vjetër”, në Vlorë.
Sendi i dyshimtë duket se ka alarmuar policinë, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa hetuesit po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Burimet e Gazetës Shqiptare bëjnë me dije se dyshohet që pakoja mund të ketë rënë nga ndonjë automjet, që ka kaluar aty pranë.
Ndërkohë, pritet mbertja e forcave xheniere nga Tirana për të “çaktivizuar” situatën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.
Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë./GSh