Jemi në javën e dytë pasi në Shqipëri, në institucionet dhe mediat e atjeshme, u dëshmua nga institucione shumë kredibile se janë nën ndikimin e Shërbimeve Inteligjente armiqësore.
Edhe më i qartë ishte raporti i Fredom House, sipas të cilit nuk janë vetëm nën ndikimin e shërbimeve armiqësore, por të shteteve që njihen tradicionalisht shqiptare, si Serbia, Rusia, Kina, Irani etj.
Nën llupën e shërbimeve inteligjente
Kreu i Shërbimit të Shqipërisë ka dëshmuar para Kuvendit të Republikës se politika, mediat e madje edhe institucionet tjera janë ‘të infektuara’ nga agjendat antishqiptare të shërbimeve sekrete, ndërsa për Kosovën nuk ka një raport të plotë për ndikimin në media.
Por, për qeverinë po, se për disa vite qeveritë e Kosovës janë ndikuar nga qeveritë, ruse, kineze, e madje edhe nga Turqia.
Shqipëria dhe shqiptarët duken të pafat aktualisht. Pikërisht në kohën që Rusia është futur në luftë me Ukrainën dhe aleanca shqiptare me Perëndimin kundër saj, mund të kthehej në një element fitoreje në politikë, ekonomi, investime, por në krye të qeverisë së saj, Edi Rama, po vazhdon të jetë figura më tragjike për shqiptarët, bazuar në deklarimet e tij.
Deklaratat e tij proSerbisë, ia kalojnë edhe atyre të Nanos të bëra para luftës, kur e mbështeste edhe regjimin e Millosheviçit. Por, të paktën atëherë ende Kosova ishte e okupuar, dhe sipas mendimit të të majtës në Shqipëri, nuk ishte e bindur në pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu nuk besonte se NATO-ja do të ndërhynte.
Në këtë kontekst edhe narrativa e asaj kohe, duket e ngjashme me të tashmen që e udhëheq Ramën, dhe përgjithësisht të majtën atje, e cila duket se e merrë me shumë dyshime përkrahjen ushtarake, me armë dhe me financa për Ukrainën, për të siguruar një luftë fitimtare ndaj njërës prej superfuqive bërthamore – Rusisë, e llogaritur për shumë kohë si ushtria e dytë në botë.
Një linjë ruse
Një nga autorët më zërin më kritik, më të fuqishëm ndaj Edi Ramës, gjermani Marrin Henze, është duke e parë atë si një rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për partneritetin me Perëndimin. Ai në vazhdimësi po argumenton, se Rama dhe një pjesë e politikanëve, edhe nga krahu i PD-së së Lulzim Bashës, si të dyshimtë në qëndrime dhe mbështetës të qeverisjes së korruptuar në Shqipëri.
Henze, Ramën e sheh si partner me Serbinë, pasi negocimin me të e sheh si një linjë ruse, derisa Serbia vazhdon të mos i vë sanksione Rusisë dhe ta ndihmojë. Negociatat me Serbinë, sipas tij janë edhe negociata me Kremlinin.
“Aktorët e tjerë autokratë, si Rama, Veliaj, Basha, Tabaku Bardhi, Alibeaj janë, sipas nesh, në krah të ekzekutivit të korruptuar në Shqipëri. Ata po negociojnë me Serbinë dhe kështu Rusinë, duke anashkaluar Kosovën dhe shtetet e tjera demokratike në Ballkan, nuk kanë më besimin tonë”, ka shkruar të hënën Martin Henze në tviter.
Është koha që edhe SHBA-të, të reagojnë ndaj qëndrimeve të Ramës, dhe mbase të kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë, e cila do ta paqtonte Shqipërinë nga ndikimi ruso-serb!
Shqiptarët duhet të reagojnë më ashpër ndaj këtyre përpëlitjeve të Edi Ramës sa në krah të Serbisë, sa në të Perëndimit, dhe në të dyja rastet vetëm për përfitime personale, që të sigurohet se këtë mandat mund ta çojë deri në fund.
Shqiptarët nuk e kanë luksin ta humbin shansin e tyre historik, por duhet dhe mund ta godasin Ramën dhe këdo, që ua rrezikon më se dy shekuj pritje dhe të gjysmerrësirës të përjetuar.
Perëndimi, po ashtu po e kupton se shqiptarët janë e vetmja pikëmbështetje, serioze dhe besnike ndaj Perëndimit, në këtë pjesë të Europës, dhe se gjërat që shihen në publik dhe që kritikohen është e qartë, që janë produkt i shërbimeve dhe politikave antishqiptare të ndjekura nga krerët e dyja shteteve shqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë.
Rama dhe pikëpamjet majtiste, proruse dhe proserbe, tek politika shqiptare janë në hapat e tyre të fundit, para shërimit, të karcinomave malinje që ia kanë shkaktuar nëpërmjet investimeve, ideologjisë, shantazhimeve dhe mjeteve tjera, ‘shërbimet armiqësore’ si i përkufizon SHISH-i sot.
Është koha edhe e ndërveprimit të SHISH-it me shërbimet e duhura perëndimore, dhe inteligjencën e shëndoshë shqiptare, që t’i ndërpresë vuajtjet e shqiptarëve nga spiunët dhe tradhtarët!