Osmani: Kemi përgjegjësi historike për konsolidimin e Ballkanit Perëndimor

Ende nuk kemi zgjidhje për çështjet e hapura që do të ishte e pranueshme si për Bullgarinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, tha sot në Sofje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Siç njofton MIA nga Sofja, Osmani ka konfirmuar se bisedimet janë në vazhdim dhe ka bërë thirrje që çështjet historike t’i lihen Komisionit Historik bilateral.

“Ne kemi një përgjegjësi historike për të konsoliduar rajonin. Republika e Bullgarisë ka interes strategjik që rajoni të jetë stabil dhe evropian, tha Osmani, i cili sot në Sofje mori pjesë në Forumin Rajonal për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit (EU meets Balkans).

I pyetur nëse Maqedonia e Veriut do të insistojë në ndryshimet në Deklaratën Bullgare për heqjen e vetos së Sofjes për fillimin e negociatave me BE-në, Osmani theksoi se qëndrimi i Bullgarisë ndaj negociatave është i rëndësishëm për vendin.

“Është e rëndësishme t’i rikthehemi kursit evropian dhe euroatlantik. Bullgaria e ka mbështetur procesin e zgjerimit që nga fillimi i anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian. Zgjerimi nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi gjeostrategjik i gjithë BE-së”, tha Osmani.

Lidhur me njoftimet se Shqipëria do të kërkojë ndarjen e rrugës evropiane Tiranë-Shkup, Osmani tha se deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama është cituar gabim, duke shtuar se ai ka thënë se do të kërkojë nga qytetarët dhe jo se Shqipëria ka vendosur që të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme