Sulmohen punonjësit e NP “Parkingu i qytetit” në Tetovë

Nga ndëmarrje publike “Parkingu i qytetit” bënë të ditur se gjatë ditës së sotme janë sulmuar dy punonjës të kësaj ndërmarrje dhe se rasti është denoncuar në polici.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” dhe “Shërbimit Merimangë” nuk po ndalen. Sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje.

Ata rikujtojnë se detyra dhe obligimi i tyre është vendosja e rendit në trafik dhe parkim në qytet, gjë që është e rëndësishme për sigurinë e të gjithëve.

“Kërkojmë që sjelljet e pahijshme të individëve të ndalen, të respektohen rregullat dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një rregull më të madh të qarkullimit që të gjithë ne e dëshirojmë”, thuhet në fund të njoftimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme