Importi i derivateve të naftës me origjinë nga Rusia është afërsisht 8% në vendin tonë, e me këtë edhe pjesa e ofertës së derivateve të naftës në treg, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Siç shtoi ai, për momentin nuk ka asnjë ndërprerje në furnizimin me gaz dhe në rast se Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Bullgarinë, interkonektori nga Greqia do të përdoret si lidhje alternative, sepse siç tha ai, Bullgaria sipas marrëveshjeve, nuk duhet të ndërpresë transitin e gazit.
“Nëse Federata Ruse nuk merr një vendim për të pezulluar furnizimin me gaz në Maqedoninë veriore, dërgesat duhet të bëhen rregullisht dhe vazhdimisht”, tha Bekteshi.