Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohet shpërndarësi! Kishte fshehur kokainën në banesë (VIDEO)

Një 40-vjeçar me iniciale M. A. është arrestuar nga policia e Vlorës për posedim kokaine. Gjatë kontrollot fizik dhe në banesë, efektivët i kanë gjetur të arrestuarit 110 gram kokainë, e cila është sekuestruar si provë materiale.


Ky arrestim është kryer në kuadër të operacionit të koduar “Panaja” dhe 40-vjeçari është banues në lagjen “Kastrioti”, Fier.

Sakaq, materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Panaja”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë.

Sekuestrohen rreth 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Panaja”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Kastrioti”, Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. A. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 110 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme