Pse SASHK-u ndërpreu grevën, këto janë detajet

Greva në arsimin fillor dhe të mesëm ndërpritet përkohësisht ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit të premten i rikthehen procesit mësimor, shkruan Alsat.

Kështu vendosi Këshilli i SASHK-ut, pasi gjatë ditës pranoi njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve bazuar në Ligjin për zgjidhjen paqësore te kontesteve të punës. Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov tha se periudha kohore e zgjidhjes së kësaj çështje është 20 ditë.

“Kemi bërë një konsultim të detajuar me disa subjekte juridike, me disa avokatë dhe gjyqtarë. Fakti është se duhet të veprojmë në përputhje me ligjin dhe fakti është se do të duhet ta lëmë grevën në pritje derisa nuk zgjidhet kontesti. Nëse nuk pajtohemi me qëndrimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dua të siguroj opinionin, të siguroj anëtarësinë tonë se greva do të riaktivizohet”, tha kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov.

Nedellkov tha se mëditjet e punës gjatë periudhës së grevës nuk do tu shkurtohen mësimdhënësve ndërkohë që shpreson edhe për shumë benefite tjera si pjesë e marrëveshjeve kolektive që pritet të nënshkruhen në një afat të caktuar kohor.

“Jemi të bindur se edhe pagat do të rriten aq sa ne kërkojmë dhe janë mundësitë. Mëditjet gjatë periudhës së grevës nuk do të shkurtohen. Jemi të sigurtë se do të nënshkruhen marrëveshjet kolektive për arsimi fillor dhe të mesëm, mbrojtje të fëmijëve dhe atë me afat të caktuar deri kur si dhe të gjitha ato benefite tjera të cilat I kërkuam në marrëveshjen kolektive, si transporti I punonjësve, regres për pushimin vjetor dhe të tjera si dhe dinamikë të rritjes së pagave në vitet e ardhshme, posaçërisht në vitin 2023”, u shpreh Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpriti vendimin e SASHK-ut ndërsa thonë se do të jenë partnerë të sindikatave dhe se të drejtat e punëtorëve do të promovohen përmes dialogut social. Deri më sot, greva e nisur nga 11 prilli u zhvillua në çerdhe, arsimin fillor dhe të mesëm. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme