Flet Shefi i Kabinetit të Bilall Kasamit për takimin me Ziadin Selën

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela sapo ka zhvilluar një takim në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup me kryetarin Bilall Kasami, ndërsa ka kërkuar jetësimin dhe rikthimin e tryezave politike midis liderëve të partive politike njëjtë sikurse në Tiranë dhe Prishtinë që u zhvilluan menjëherë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ndërsa, në një prononcim për media Shefi i Kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, ka deklaruar:“Pas zotimit për Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare të Maqedonisë, të ulet të bisedohet me ata që paraprakisht janë deklaruar kundër dygjuhësisë dhe Prokurorisë Speciale Publike, është jo vetëm shkelje e parimeve të Deklaratës, por edhe tradhti ndaj të gjithë atyre që ndihmuan në arritjen e saj. Dhe, të kërkohet Tryezë e Përbashkët me këta aktorë, që nuk arrijnë ta mbajnë asnjë zotim të vetëm, jo vetëm që është nëpërkëmbje e vullnetit politik shqiptar, por është edhe abuzim me vullnetin e mirë për të bërë diçka të përbashkët shqiptare në Maqedoni.
Prandaj, secila përpjekje që do ta ndihmonte koalicionin VMRO-BDI, duke kërkuar të ulemi bashkë me BDI-në për ta legjitimuar këtë veprim të saj, është e barasvlershme me vetë aktin e tradhtisë që ua bën BDI-ja shqiptarëve të Maqedonisë”.

Ndërkohë, BESA disa herë e ka përsëritur qëndrimin se të gjithë duhet të japin llogari fillimisht për të bëmat negative, pra të bëhet dekriminalizimi i politikës, e më pas mund të ulen në tryezë të përbashkët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme