Në MPB marrin rrogë edhe nga 20.000 denarë! Administrata e MPB-së shqyrton mundësinë për grevë?

Më afër qytetarëve për ta përforcuar besimin në polici. Këtë vit, Dita e Policisë do të shënohet pak më ndryshe, tha nga Strumica ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Një nga prioritet kryesore të udhëheqësisë së MPB-së ishte të vendosemi mirë në nivel strategjik për ta rritur sigurinë. Prandaj, sot i kemi rezultatet më të mira në 30 vitet e fundit në shumë segmente të ministrisë, mbi të gjitha në pjesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës me drogë dhe armë, në pjesën e sigurisë në trafik dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është motiv për të gjithë ne për të vazhduar në këtë punë me më shumë përkushtim”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme

Që të kemi rezultate të këtilla, duhet të kemi policë të motivuar, deklaroi Spasovski. Por, me këtë nuk pajtohet kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë. Edhe të punësuarit në shërbimet administrative pranë MPB-së e shqyrtojnë mundësinë që t’i bashkëngjiten grevës së Drejtorisë së Librave Amë, duke e ndërprerë fotografimin për pasaporta dhe letërnjoftime. Goce Dellçev thotë se kushtet për forcat e sigurisë në vend e kanë prekur kulmin.

“Në MPB ende ka të punësuarit në shërbime administrative të cilat marrin rrogë prej 20, 21, 22 mijë denarëve. Ndoshta është joserioze që këtë po e them para opinionit publik, ndoshta do të më akuzojnë në rrjetet sociale, pasi qytetarët nuk e dinë gjendjen reale, nuk e dinë lartësinë e rrogave që i marrin të punësuarit në polici”, tha Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur e Policisë.

Dellçevi paralajmëroi se protestës së nesërme të Lidhjes së Sindikatave do t’i bashkohen edhe të punësuarit në polici.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme