Punëtorët janë forca lëvizëse e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror, kanë thënë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Qeveria në urimin e festave në faqen e saj zyrtare në Facebook thekson se është aleat i punëtorëve për çdo çështje.
“Rritja historike e pagës minimale në 18.000 denarë dhe ligji për ditën e diel jopune konfirmon se kujdesi dhe përkrahja ndaj punëtorëve është prioriteti ynë”, thuhet në Qeveri.