Kryetari i BFI-së Shaqir Fetai uroi besimtarët myslimanë për festën e madhe të Fitër Bajramit. Në urimin e tij ai bëri thirrje për paqe, tolerancë dhe solidaritet, shkruan Alsat.
“Etja dhe uria gjatë muajit të Ramazanit forcuan tek ne kujdesin ndaj njeriut, andaj ne sot në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit jemi më solidar dhe më human si asnjëherë më parë. Dhe ky parim definoi teorikisht dhe praktikisht ndjenja të paqes, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit.. 4:17..Ramazani me vlerat e tij si dhe kjo ditë e madhe e Fitër Bajramit na mësojnë se lufta është e huaja në Islam ndërsa paqja është ajo më e shtrenjta e njeriut dhe synimi kryesor i tij dhe i gjithë potenciali i besimtarët duhet vënë në kultivimin e paqes dhe mirëqenies mes njerëzve…E gëzofshim Fitër Bajramin” /Alsat.mk