(VIDEO+18) Ndodh në mes të ditës te “Kthesa e Kamzës”/ I riu goditet pa mëshirë me levë hekuri, grushte e shkelma nga dy të tjerë

Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Pamjet që do të shihni më poshtë janë mjaft të rënda, ku shihet që disa të rinj dhunojnë me grushte dhe levë hekuri një djalë, i cili përpiqet të mbrohet sa të mundet. I riu, i veshur me të zeza, ende i paidentifikuar, goditet pa pushim me grushte, shqelma dhe levë hekuri.


Sipas joq.al, ngjarja ka ndodhur konkretisht, pranë “Kthesës së Kamzës”, në një nga kioskat e stacioneve të urbanit. Polica ende nuk ka reaguar për ngjarjen. Nuk dihet pse ka ardhur ky konflikt, por shihet qartë që të rinjtë kanë dashur të eliminojnë djalin me të zeza, pasi goditjet me levë hekuri janë shumë të forta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme