Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja makabër në Korçë, ku një foshnje e porsalindur u gjet e pajetë në ambientet e një banese në lagjen nr.15 të qytetit. Dyshohet se foshnja është futur në valixhe pas lindjes nga nëna e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti i gruas. Burri kishte rreth 1 muaj që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte konstatuar erë të rëndë në dollap, por pa qenë fillimisht ne gjendje ta përcaktonte shkakun, deri në momentin që zbuloi këtë të hënë, foshnjën e vdekur në valixhe.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij, pasi ai kishte rreth 1 vit që ndodhej në emigracion. Ndërkohë që çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i Policisë Korçë:
Informacion paraprak/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë. Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.