Finlanda, vendimi për në NATO më 12 maj

Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare. Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij, shkruan Alsat.

Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus. Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme