“Nuk e kam dhunuar”/ Flet bashkëshorti i 52-vjeçares që vrau veten në Elbasan: Ankohej se i dhimbte koka, shqetësohej për çunin

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares dhe autores Evis Ahmeti, Pëllumb Likrama, bashkëshorti i 52-vjeçares që u vetëflijua ditën e djeshme, ka treguar versionin e tij të historisë sa i takon raportit që ka pasur me bashkëshorten.

Ai ka deklaruar se ata janë martuar me dashuri dhe se kanë pasur raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa ka mohuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj, apo se ajo ka pasur konflikte me nënën e tij dhe motrën.

Ai thotë se dy dita para ngjarjes, Fatbardhai kishte pohuar se kunati i saj, burri i motrës, i kishte gjetur punë, por se ai nuk ishte dakord me këtë vendin. Ka qenë ky diskutim prej të cilin kanë debatuar dhe ai pohon se e ka shtyrë dhe i ka thënë se nëse do të pranojë që të shkojë në këtë punë, atëherë të “shporret nga shtëpia”.

Rrëfimi i bashkëshortit:

Krijuam dhe ne familjen tonë kemi qenë këtu me pleqtë, u bëmë më fëmijë, kemi kalu mirë, s’kemi pas asnjë lloj peripecie, ajo në punë unë në punë. Kemi dy çuna një gocë. Marrëdhëniet tona kanë qenë mirë, kemi kalu shumë mirë.

E kam rrëmbyer por s’kam pasur kontradita me familjen e saj, nuk kishim shumë raporte me familjen e saj po ja ashtu, por me gruan time kam kaluar mirë.

Djalin e vogël 22 vjeç ka dy vjet e ca që ka probleme shëndetësore, Bardha e vuante shumë këtë, një e muaj e ca tani në fund, ‘o cuni, cuni’, la dhe punën, ‘më dhemb koka’ thoshte.

S’ka pas asnjë problem shëndetësor, s’pinte ilaçe, muajt e fundit me thoshte vetëm që i dhimbtë koka, asgjë tjetër. Para dy javësh më tha do vizitohem, erdhi motra këtu të shkonin bashkë, të nesërmen kishte shku vete dhe me tha që mori dhe ilaçe, të hënën erdha nga puna, i them mamit do hamë bukë… moj ku është Bardha i thash, se di ku është do jetë përqark te e motra, hëngra bukë vetëm kur vjen kjo mas një ore.

‘O Bardha ku ishe moj? Isha te motra. Ç’doje te motra, ne jemi në shpi? Jo po shkova dhe nesër do filloj punë’. Më parë ajo nuk shkonte fare te motra as mua s’me pëlqente marrëdhënia me motrën e saj, ajo shkonte unë nuk shkoja, për herë të fundit kam shku kur i vdiq e ëma… ‘Ku do fillosh  punë moj? Arbeni do më fusë në punë. Po si do të fusë në punë?’..  e s’më erdhi mirë për këtë.

I thash  ‘jo nuk do fillosh punë, po qe kshu zhduku nga shpija’ dhe e kam shtyrë këtu, një ditë e gjys para ngjarjes.

Aty doli dhe iku, nuk e dhunova e shtyva.

Unë ika me pi kafe, më mori motra ne telefon më tha të ‘kërkon policia se ka shku Bardha’, kam nejt në degë deri në 2 e ca të natës, Bardha ishte aty, ajo doli. Ajo në polici kishte thënë, s’ma tregua shumë, por i kishte thënë ‘më shtyu dhe ik zhduku’, nuk kishte thënë që e kisha dhunuar, u thash kshu kshu, vetëm e kam shtyrë. Më pas erdha në shpi, ajo nuk ishte këtu. Fjeta dy orë gjymë, jam çu në katër e gjys dhe kam ik në punë, nuk pyeta fare ku ishte Bardha, nuk u shqetësova, pse të shqetësohesha? Mendova është te motra.

Më vonë mami më thotë që Bardha është në shpi, kur erdha nga puna, nejta dy orë shtirë shkova pashë ndeshjen. Atë natë unë fjeta në dhomë ajo në krevat, në mëngjes ika në punë, dhe më vonë më mori motra në telefon, ‘shpejt eja në shpi’, ishte ora rreth 13:00 kur dola nga puna, ca të shikoja këtu, motra e saj shante ne, as vetë nuk e di, e kishte hequr policia trupin. Hyra në shpi, ca të shikoja këtu, erdhi shefi i lagjes më tha ‘do vish në polici për dëshmi’, në orën 7 më kanë nxjerrë andej.

Para ngjarjes, dy ditë ne nuk flisnim farë, që pas degës… të nesërme djali shkoi në shpia e të motrës i ka hap derën baxhanaku dhe i ka thënë ‘ca do këtu se do thërras policinë’, ai i ka thënë ‘që kam ardh për mamin tim’, pastaj kanë ardh të dy bashkë në shpi.

Çuni thotë që asnjë fjalë nuk u ka thënë rrugës.

Marrëdhënia e Bardhës me prindërit e mi ka qenë shumë mirë, ajo i respektonte, nuk e di si arriti deri këtu, nuk ma merrte mendja, më vjen keq për mediat që thonë se e kam dhunuar, mami im kshu e ashtu, të vinë të ballafaqohen, jam i gatshëm, kontradikta kemi pas ne po deri aty jo, kohët e fundit kemi kalu mirë, shkonim te goca në Greqi. Debat fizik me nënën s’ka pasur.

Përcjelljen në banesën e fundit mua më takon se kam qenë 30 vjet me to, familjen e saj nuk i kam parë as du t’i shof, unë do bëj respektin tim deri në fund, ato të bëjnë ç’të duan.

Djali im thotë shkova se e ‘ndjej që e kam mamin tim’, ajo nëse nuk donte të vinte, ka ligje shteti, të ndaheshim s’kishte pse bënte këtë gjë.

Jam gati për përballem me çdo akuzë për mua./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme