Gazetar: Fatlume Dervishi
Asnjë takim liderësh nuk duket në horizont, edhe pse kanë mbetur edhe tre ditë deri në hyrjen në fuqi të vendimit të VMRO-DPMNE-së për të bllokuar Kuvendin. Kreu i opozitares maqedonase Hristijan Mickoski nuk komenton refuzimin e përsëritur të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, por kujton se opsioni mbetet i hapur, shkruan Alsat.
“Ka afat deri në datë 10. Le të mos shpejtojë. Le të mendojë. Pas datës 10 ne vazhdojmë me vendimin që mori Komiteti Ekzekutiv i partisë; bllokadë aktive e parlamentit”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
LSDM-ja thotë se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja vjen për shkak të rejtingut në rënie.
“Këtë paaftësi të kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së qytetarët e shohin çdo ditë. Për këtë arsye Mickoski kërcënon me bllokada, prandaj flet për zgjedhje të parakohshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike. Mickoski e di se rejtingu i partisë së tij është në rënie dhe se pret një tjetër humbje në zgjedhjet e rregullta parlamentare. Mickoski ka frikë nga zgjedhjet e rregullta në vitin 2024 sepse e di që komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE nuk po bëjnë asgjë dhe qytetarët e shohin këtë”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM
Deri sa opozita të kushtëzojë takimin e liderëve me bisedimet për zgjedhje të parakohshme. /Alsat.mk