Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është paraqitur në një video që shënon Ditën e Fitores, ku tha se nuk ka dyshim se Ukraina do të fitojë kundër Rusisë.
Rusia në anën tjetër po shënon sot Ditën e saj të Fitores, derisa presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në Moskë.
Përpara fjalimit të Putinit, presidenti ukrainas ndau një video duke ecur nëpër rrugën kryesore të Kievit.
Ai tha se Ukraina “nuk do t’i japë askujt asnjë pjesë të tokës së tyre”.
Duke iu referuar fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, ai tha: “Ne fituam atëherë, do të fitojmë edhe tani!”.
Zelensky shtoi se Ukraina së shpejti do të shohë dy ditë fitoreje.
President of #Ukraine @ZelenskyyUa: “We won then. We will win now, too! And Khreshchatyk will see the parade of victory – the victory of Ukraine. Glory to Ukraine!” pic.twitter.com/339L7s6Faz
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) May 9, 2022