7 vite pas zhvillimeve në Kumanovë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela vlerëson se në vend që të zbardhet e vërteta për këtë rast, të drejtat e të burgosurve shkelen çdo ditë e më tepër.
Sipas tij, regjimi BDI-LSDM nuk materializoi as premtimin për përsëritjen e procesit gjyqësor me asistencë nga FBI dhe CIA.
Ndërkohë Sotajançe Angellov përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se edhe pas 7 viteve nuk dihet cili ishte motivi i grupit dhe kush e inspiroi këtë rast.
Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një reagimi ka kujtuar se akoma nuk dihen skenaristët e këtij rasti dhe se përgjegjësit vazhdojnë të heshtin.
Lëvizja Besa ka kujtuar protestën e vitit 2016 dhe kërkesat e tyre për zbardhjen e plotë të rastit “Lagja e Trimave”.