Gazetar: Adrian Kerimi
Ministria e Financave vazhdon të heshtë mbi vendimin për shitje publike të një prone të Televizionit Alsat edhe pas parregullsive të konfirmuara nga ana e Avokatit të Shtetit dhe Agjencisë së Kadastrës.
Ky dikaster sot nuk iu përgjigj pyetjeve të adresuara për të dhënë një vlerësim mbi qëndrimet e dy institucioneve relevante të cilat konfirmojnë se pëlqimi për shitje publike të një pjese të pronës së Alsat ka ardhur falë mangësive institucionale, përkatësisht mos evidentimit në kohë të hipotekës së vitit 1997 nga ana e gjykatës.
Resori me të cilin udhëheq Fatmir Besimi sot nuk kishte koment as për qëndrimet e eksponentëve të pushtetit të cilët deklaruan se kjo pasiguri juridike në shtet rrezikon klimën e biznesit dhe të investitorëve vendas dhe të huaj.
Javën që lamë pas Avokati i Shtetit, i besuar i Ministrisë së Financave në një qëndrim për Alsat potencoi se shqyrtimi i listave pronësore para kërkesës për përmbarim dhe shitje publike është kompetencë e Financave, ndërsa nga ana tjetër Agjencia e Kadastër akuzoi autoritetet gjyqësore për mos procedim në përputhje me ligjin gjatë transferimit të të dhënave nga librat publik.
Hipoteka e trashëguar nga kompania “Euro Produkt” e cila në vitin 1993 për nevojat e saja kishte marrë kredi në Stopanska Bana Shkup me filiale kryesore në Kumanovë dhe që për shkak të mos respektimit të shpagimit kishte përfunduar në proces gjyqësorë në vitin 1997, nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore madje as gjatë marrëveshjes për shitblerje.
E njëjta aktivizohet në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 Veve Grup fiton procesin gjyqësorë. Në vitin 2022 kur lënda aktivizohet paraprakisht nga Ministria e Financave për shitje publike, mbi të cilën “Veve Grup” dhe Alsat përsëri fiton lëndën duke e vendosur mekanizmin për shitjen publike nën masën e përkohshme, ndërsa disa ditë më pas Gjykata Apelit rrëzon këtë masë duke e vendosur një pjesë të pronës së Alsat në shitje publike nga fillimi i muajit mars.
Ky vendim për të cilin ka dyshime se është sjellë me motive politike, fakt i cili potencohet edhe në reagimin e kompanisë “VeVe Grup” ka bërë që kjo kompani dhe televizionit Alsat t’i adresohen përfaqësive diplomatike në vend për shkak të shqetësimeve për presion politik dhe tendence për dëmtim real që i bëhet televizionit kombëtar ALSAT M në kryerjen e veprimtarisë së tij të pavarur. / Alsat.mk