Në tre ditët e fundit nga data 6 deri më 9 maj, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 2777 analiza dhe janë regjistruar 159 raste të reja me KOVID-19, prej të cilave 25 janë riinfeksion. Janë regjistruar 225 persona të shëruar, si dhe një person i vdekur.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.030.368 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 310.298, numri i të shëruarve është 300.433 dhe numri i të vdekurve është 9.287. Numri i rasteve aktive për momentin është 578.