Kuvendi do ta mbajë seancën e 71-të, në rend dite disa propozim ligje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 71-të në rend dite të së cilës janë disa propozim-ligje, kryesisht nga fusha e financimit dhe mbrojtjes.

Para deputetëve janë edhe disa propozim-vendime, si dhe raportet vjetore për punën e agjencive shtetërore, komisioneve, RTVM-së dhe Këshillit gjyqësor.

Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut dhe të drejtave në vitin 2021.

Kuvendi duhet të debatojë edhe për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë urgjente, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për transport në trafikun rrugor me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për tregti me procedurë të shkurtuar…

Ndër propozim-vendimet janë edhe ato për dërgimin e një pjesëtari të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në BeH…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme