Grupi Kumanovës në grevë urie, Ministria e Drejtësisë akoma shqyrton kërkesat e tyre

Gazetar: Adnan Qaili

Një javë nuk është e mjaftueshme për autoritetet e drejtësisë për të shqyrtuar kërkesat e 5 të dënuarve nga Grupi Kumanovës, të cilët janë në grevë urie në burgun e Shutkës. Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, tha se 4 nga 9 prej grevistëve tashmë kanë pranuar marrëveshjen për vizita familjare, shkruan Alsat.

Por, nga vepra penale që janë dënuar, ai tha se duhet kohë për të shqyrtuar masat e sigurisë nëse paraqesin rrezik për arratisje nëse u pranohet e drejta për fundjava të lira në shtëpi.

“Kuptohet për shkak të natyrës së veprës penale, çështja e sigurisë, më duhet të them se bëhet fjalë për problem kompleks. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet tjera që bëjnë verifikim të karakterit të sigurisë dhe të ngjashëm. Pastaj, jo unë por Drejtoria për zbatimin e sanksioneve si organ përgjegjës merr vendimet përkatëse pas koordinimit me institucionet tjera relevante. Në asnjë moment nuk bëhet fjalë për qasje selektive të të burgosurve të kësaj kategorie”, deklaroi Nikolla Tupançeski, Ministër i Drejtësisë.

Ministri Tupançeski, i pyetur nëse transferimi i një pjesë të grupit të Kumanovës në Kosovë, mund të kushtëzohet me ekstradimin e dy të dënuarve në mungesë nga rasti Monstra shtetas tanë, ai tha që në të drejtën ndërkombëtare ekziston një praktikë e tillë kur bëhet fjalë për interesin kombëtar.

“Ne veprojmë duke respektuar parimet e së drejtës ndërkombëtare, kuptohet një nga masat është edhe ajo e ekstradimit reciprok. Është dorëzuar kërkesë zyrtare e autoriteteve kosovare për ekstradimin e një pjese të dënuarve, jo të të gjithëve të dënuar të lidhur me këtë ngjarje. Ministria Drejtësisë e ka pranuar atë, dhe po vepron. Ende nuk është marr asnjë vendim në atë drejtim, e dini që bëhet fjalë për proces juridik që duhet të analizuar shumë faktorë që edhe Ministria e Drejtësisë të marrë vendimin e duhur”, tha Nikolla Tupançeski, Ministër i Drejtësisë.

Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, sqaroi se autoritetet e Kosovës nuk kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesë për ekstradim të të dënuarve, por kërkesat janë individuale nga ana e të dënuarve për transfer.

“Sqarojmë për opinionin e gjerë se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka të parashtruar kërkesë zyrtare për ekstradim të të dënuarve në rastin e Kumanovës, por ka kërkesa individuale nga ana e të dënuarve për transfer në Republikën e Kosovës. Tjetër është ekstradimi, e tjetër është transferimi i të dënuarve. Bëhet fjalë për dy natyra të ndryshme procedurash dhe efektesh të një bashkëpunimi në fushën e të Drejtës Penale.”, thekson Nuhiu.

Në ditën e 7 të grevës së urisë, nga 9 të dënuarit e Grupit të Kumanovës, pesë vazhdojnë të refuzojnë ushqimin, ndihmën mjekësore dhe ecjet nëpër burgun e “Shutkës”. Kërkojnë lehtësime, fundjavat të lirohen për në shtëpi dhe dhoma private për vizitat familjare. Për tu realizuar këto kanë marrë një afat nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, e cila zotohet se brenda dy javësh do ti transferoj në “Idrizovë” për shkak se burgu i “Shutkës” nuk ka juridiksion për këto lehtësime për të dënuarit mbi 5 vjet./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme